Naser Ramadani infektohet për herë të dyt me COVID-19

  • E.K /
  • 26 janar 2022 - 13:11
Naser Ramadani infektohet për herë të dyt me COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është infektuar me virusin Covid-19.

Kjo është bërë e ditur nga deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku, në Komisionin për Shëndetësi ku po raportohet për situatën epidemiologjike në vend.

Kollçaku ka thënë se Ramadani është ftuar në mbledhje, por se nuk ka mundur që të marrë pjesë për shkak të infektimit me Covid-19.

Me këtë virus Ramadani ishte infektuar edhe më 29 mars të vitit të kaluar.

Asokohe ai përmes një postimi në “Facebook”, pati njoftuar se është prekur nga ky virus.

(Kosova Sot Online)