Hovenier konfirmon vizitën e Escobar javën e ardhshme zbulon edhe qëllimin e vizitës së tij

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 15:28
Hovenier konfirmon vizitën e Escobar javën e ardhshme zbulon edhe qëllimin e vizitës së tij

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se mezi pret që ta mirëpres në Kosovë Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar i cili pritet të vijë javën e ardhshme.

Hovenier ka shkruar se progresi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë që Kosova ta marrë vendin e saj të merituar si udhëheqëse botërore.

“Unë dhe ekipi im mezi presim që ta mirëpresim Përfaqësuesin Special, Escobar në Kosovë javën e ardhshme. Progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë për t’u siguruar që udhëheqësit e Kosovës të mund t’i mbajnë premtimet për qytetarët dhe që Kosova të njihet e ta marrë vendin e saj të merituar si udhëheqëse botërore”, ka shkruar ai.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se Emisari Special, Gabriel Escobar do ta shoqërojë Emisarin e BE-së nga 30 janari deri më 4 shkurt në Kosovë e Serbi.

(Kosova Sot Online)