“Elmi Reçica e kontrollon LDK’në”, reagon Besa Gaxherri

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 21:18
“Elmi Reçica e kontrollon LDK’në”, reagon Besa Gaxherri

Besa Gaxherri e LDK’së ka reaguar ndaj deklaratave të Sadri Ramabajës, i cili tha se një pjesë e LDK’së udhëhiqet nga Elmi Reçica.

“LDK e ka zgjedh tash një lider të ri siç është z.Abdixhiku me përbërjen e Kuvendit të vjetër, kijeni parasysh, sepse nuk është votuar nëpër degë, por këta delegatë që e kanë zgjedhur ish-kryetarin, po të njëjtit e kanë zgjedh me dy e më shumë kandidatë Abdixhikun kryetar. Asnjë parti politike në Kosovë nuk i ka bërë këto veprime hala”, tha Gaxherri.

“E kush mundet me marrë tash të drejtën me thanë se Lumiri është njëfarë derivati i VV’së, pastaj një pjesë tjetër e LDK’së derivat i PDK’së e s’po di çka. Këto pollavra nuk shiten”, shtoi ajo.

“Nëse mendoni se LDK e bën pozitën e njëjtë me opozitën e Kurtit, keni me u zhgënjyer”, tha Gaxherri.


(Kosova Sot Online)