Meta: Protestuesit më 21 janar i vrau Basha me Ramën

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 23:00
Meta: Protestuesit më 21 janar i vrau Basha me Ramën

Presidenti Ilir Meta tha sonte në emisionin “Now” se 4 protestuesit më 21 janar 2011 “i ka vrarë Edi Rama dhe Lulzim Basha”.

Ilir Meta tha se është informuar paraprakisht që në protestën e paralajmëruar të 21 janarit do të kryheshin vrasje.

“Në mëngjes më bie zilja te shtëpia ku rrija në Bllok. Vjen lajmi nga miqtë e mi të vjetër, nga jashtë.

Më thotë vlerësoje këtë situatë se planifikohet se do të bëhen vrasje”, u shpreh Meta.

Meta tha se pas marrjes së këtij informacioni, lajmëroi Berishën se Rama dhe Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.

“Shkova te Berisha dhe i thashë se duhet t’i kërkojmë prokurorisë ta ndjekim këtë çështje sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë”, tha Meta.


(Kosova Sot Online)