Sot mot më i butë, këto janë temperaturat

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 08:18
Sot mot më i butë, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit të IHK-së, bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në 2 gradë celsius.

“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, ka bërë të ditur IHK.

(Kosova Sot Online)