“Derisa presim të pjeken kushtet, na u kalbën dëshirat”, specializantët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 10:47
“Derisa presim të pjeken kushtet, na u kalbën dëshirat”, specializantët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Një grup i Specializantëve kanë protestuar gjatë ditës së sotme para Ministrisë së Shëndetësisë për pasi siç vlerësojnë, diskriminimi ndaj tyre veç është duke u thelluar edhe më shumë.

“Specializantët që 1 vit në rrugë”, “vlerësoni mjekët” ishin disa nga mbishkrimet që u vendosën në hyrje të këtij dikasteri.

Specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë protestuar edhe më herët para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kërkesa e tyre që t’u paguhen orët e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.

(Kosova Sot Online)