Mbi 8 mijë e 800 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

  • E.K /
  • 27 January 2022 - 11:04
Mbi 8 mijë e 800 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Numri i rasteve të infektuara me COVID-19 ka filluar të rritet në Kosovë. Vetëm dje vendi ka regjistruar mbi 4 mijë raste aktive.

Ndërsa, me rritjen e numrit të rasteve të reja është rritur edhe numri i rasteve aktive në 25 mijë e 459.

Komuna e Prishtinës prinë për nga numri më i madh i rasteve aktive me 8 mijë e 864 raste, pastaj ajo e Pejës me 1,925 raste dhe e Mitrovicës me 1,763 raste.

Komuna e Gjilanit ka regjistruar 1,559 raste të reja, ndërsa ajo e Prizrenit 1,497 raste.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot në Kosovë janë regjistruar 190 mijë e 793 të infektuar me  COVID-19.

(Kosova Sot Online)