Vdes njëri nga ish-ushtarët më të moshuar të UÇK-së

  • A.P /
  • 27 January 2022 - 20:53
Vdes njëri nga ish-ushtarët më të moshuar të UÇK-së

Pajazit Thaçi, veteran i UÇK-së, nga fshati Mirushë i Malishevës ka vdekur të premten.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e OVL të UÇK-së në Malishevë.

“Po na ikin çlirimtarët në amshim. Sapo morëm lajmin për vdekjen e veteranit Pajazit Thaqi nga fshati Mirushë-Komuna Malishevë. Ishte një ndër burrat më të moshuar në radhët e UÇK-së në Brigadën 122 ‘Imer Krasniqi”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.


(Kosova Sot Online)