Vranësira dhe rreze dielli, këto janë temperaturat për tri ditë

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 07:59
Vranësira dhe rreze dielli, këto janë temperaturat për tri ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe gjatë ditëve të fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë rrezet e diellit nëpër disa zona.

Sipas IHK-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar (ditën e premte)”, ka bërë të ditur IHK.

Tutje bëhet e ditur se të shtunën do të ketë mot më stabil.

“Të shtunën mot më stabil. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, ka bërë të ditur IHK.

(Kosova Sot Online)