Nxënësit në gjimnazin e Istogut thyejnë dyert e dëmtojnë tastierat e kompjuterave

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 09:51
Nxënësit në gjimnazin e Istogut thyejnë dyert e dëmtojnë tastierat e kompjuterave

Nuk janë të rralla rastet kur nxënësit nëpër shkollat fillore e të mesme në Kosovë dëmtojnë pajisjet brenda hapësirave të shkollave. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog.

Në disa pamje të publikuara dje, në rrjetin social “Tik Tok”, nga vet një nxënës, të cilat i publikoj Sinjali, shihet se si dëmtohen pajisjet e ndryshme që nevojiten në procesin mësimor. Dy prej tyre heqin pjesë nga tastiera e një kompjuteri në kabinetin e Informatikës.

(Kosova Sot Online)