Bëhet i gjallë Lul Raka, i ka nja dy fjalë për ‘Omicronin’

  • G.G /
  • 28 January 2022 - 10:02
Bëhet i gjallë Lul Raka, i ka nja dy fjalë për ‘Omicronin’

Mikrobiologu, Lul Raka, në një përmbledhje për variantin e ri të virusit korona, Omicronit, ka thënë se Kosova është në shkallën më të ulët të vdekjeve në 1 milionë banorë, së bashku me Gjermaninë.

Në një postim në Facebook, ai tha se ky variant ka shënuar rritje masive edhe në Kosovë.

Sipas tij, infeksionet me Omicron kanë pasqyrë më të lehtë klinike, pasi që virusi lokalizohet kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Inkubacioni mesatar është shkurtuar në 3 ditë.

Raka bëri thirrje përsëri për vaksinim në mënyrë që për të ulur ndikimin e Omicronit.

“Varianti Omicron ka shënuar rritje masive në Kosovë dhe botë. Ky variant mund të shmangë pjesërisht veprimin mbrojtës të antitrupave të krijuar nga vaksinimi ose nga infeksioni natyror duke rezultuar në përhapje masive të rasteve me COVID-19 në komunitet. Në raportin e fundit të ECDC (European Center for Disease Control), që përfshin periudhën kohore 10-23 Janar 2022, Kosova ka incidencë prej 1157 rasteve në 100.000 banorë. Nga shtetet e rajonit, Shqipëria ka 997 raste, Maqedonia 1099, Serbia 2805 e Mali i Zi 3798. Gjatë kësaj periudhe shkallën më të ulët të vdekjeve në 1 milionë banorë e kanë Kosova (5.01) dhe Gjermania (5.13). Shtetet e rajonit kanë këtë shkallë vdekshmërie në 1 milionë banorë: Shqipëria 23, Serbia 52, Maqedonia 89, Mali i Zi 132 dhe Bosnja 146. Në Evropë, prinë Bullgaria me 161 vdekje/1 milion banorë. Infeksionet me Omicron kanë pasqyrë më të lehtë klinike, pasi që virusi lokalizohet kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Inkubacioni mesatar është shkurtuar në 3 ditë”, tha ai.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

(Kosova Sot Online)