13 shtatzëna me Covid-19 po trajtohen në Gjinekologji

  • E.K /
  • 28 January 2022 - 11:26
13 shtatzëna me Covid-19 po trajtohen në Gjinekologji

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë gjithsej 157 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse  në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë

Sipas komunikatës, 9 prej këtyre pacientëve, janë fëmijë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.

Ndërkaq, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike janë të shtrirë 13 pacientë. 

(Kosova Sot Online)