Policia arreston kidnapuesit që e “vodhën” borxhliun

  • A.P /
  • 28 janar 2022 - 22:07
Policia arreston kidnapuesit që e “vodhën” borxhliun

Organet e rendit këtë të premte patën punë në komunën e Drenasit.

Ata identifikuan e më pas edhe arrestuan dy të dyshuar të cilët kishin rrëmbyer dhe keqtrajtuar një burrë për borxh.

I kidnapuari është dërguar në Lipjan.

Ai u mor nën kërcënimin e armës.

Të arrestuarit janë një 24-vjecar dhe 55-vjecar.

(Kosova Sot Online)