Cili është qyteti më mikpritës në botë për vitin 2022?

  • G.G /
  • 29 January 2022 - 10:04
Cili është qyteti më mikpritës në botë për vitin 2022?

Matera është qyteti më mikpritës në botë ku mund të shkoni (dhe të riktheheni) në vitin 2022 – sipas Traveller Review Awards të booking.com  platforma kryesore e udhëtimeve dixhitale në botë. Për të kryer klasifikimin, kolosi i prenotimeve u mbështet në 232 milionë përshtypje të verifikuara nga udhëtarët realë.

Matera, mrekullia e Italisë së Jugut

Matera është sfond i shumë filmave të suksesshëm, me shtëpitë e saj të ndërtuara në shkëmb dhe një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (1993) më të vizituara në Itali. Dhe jo vetëm….

Matera, kjo mrekulli e Italisë Jugore, është edhe një nga ato qytete që ofron një përvojë udhëtimi të paharrueshme në nivel botëror. Kjo është arsyeja se pse kryeson klasifikimin e qyteteve më miikpritëse në botë për vitin 2022. Në qytetin e Materës, në mesin e akomodimeve të disponueshme, me një rezultat mesatar shumë të lartë (9.9) nga udhëtarët, janë për shembull h-sa Guest house dhe La Casa dei Nonni (Shtëpia e Gjyshërve).

Qytetet dhe rajonet më mirëpritëse në botë

Në klasifikimin e qyteteve më mikpritëse në botë për vitin 2022 në nivel global, pas Materës renditen Bled në Slloveni, Taitung në Tajvan dhe në vend të katërt, Nauplia Nafplio në Greqi. Në vend të pestë, Toledo (Spanjë), ndjekur nga Green Mount (Brazil), Bruges (Belgjikë), Nusa Lembongan (Indonezi). Klasifikimi mbyllet me Ponta Delgada (Azzorre) në Portugali (9) dhe Hoi An në Vietnam (10).

Bled Slloveni

Në nivel global janë vlerësuar edhe rajone, të shtrira në gjashtë kontinente, që përfshijnë Taitung County (Tajvan), Tazmaninë (Australi) dhe Skocia e Re (Kanada). Në vend të parë është Gorenjska në Slloveni, ndjekur nga Taitung County në Tajvan dhe në vend të tretë, Tazmania në Australi.

Toledo, Spanjë

Apartamentet kryesojnë preferencat e udhëtarëve

Për të pestin vit me radhë, apartamentet zënë vendin e parë në Traveller Revieë Aëards 2022 si lloji i strukturës më i vlerësuar në nivel botëror, me 561.843 partnerë të njohur për angazhimin e tyre.

Në vend të dytë renditen hotelet me 172.530 struktura të vlerësuara, ndjekur nga shtëpitë për pushime (148.962), dhomat me qira (98.466) dhe B & B (79.859). Kur flitet për shtëpi, apartamente dhe vende të tjera unike ku mund të qëndroni, Italia kryeson klasifikimin me numrin më të madh të strukturave të vlerësuara (144.658), ndjekur nga Spanja (83.654), Franca (79.278), Kroacia (57.629) dhe Gjermania (56.977) që plotësojnë pesë vendet e para. Edhe në nivel lokal, në top 3 të tipologjive të akomodimit të preferuar nga italianët janë apartamentet (66.457), B&B (27564) dhe shtëpitë e pushimit (21425).

Një staf miqësor dhe mikpritës bën diferencën

Ndër gjërat që udhëtarët kanë vlerësuar më shumë në strukturat që morën një vlerësim në Traveller Review Award 2022 (në total 1.259.594), janë personeli (rezultati global 9.0; rezultati lokal 9.1); pastërtia (rezultati global 8.9; rezultati lokal 9.0); dhe vendndodhja (rezultati global dhe lokal 8.9) si në nivel global edhe lokal.

Këto elemente pozicionohen shumë më lart se aspektet e tjera, si shërbimet apo raporti cilësi-çmim, duke demonstruar rëndësinë e ndërveprimeve me stafin gjatë qëndrimit, si dhe shëndetin dhe higjienën, veçanërisht në dritën e evolucionit të vazhdueshëm të pandemisë Covid-19.

Gorenjska, Slloveni

Ofruesit e transportit, në qendër të vëmendjes

Për të tretin vit me radhë, ofruesit e makinave me qira dhe taksitë në aeroport (duke përfshirë edhe 7091 drejtues të automjeteve në aeroport) vlerësohen gjithashtu për shërbimin e tyre të shkëlqyer. Mes tyre janë edhe 1628 pika makinash me qira në 160 vende në të gjithë botën. Spanja kryeson me 220 pika makinash me qira që morën një vlerësim për vitin 2022, ndjekur nga Italia (177), Franca (141), Shtetet e Bashkuara (108) dhe Australia (98).

Sondazhi

Janë 232 milionë vlerësime të verifikuara nga udhëtarët e vërtetë, në bazë të të cilëve janë hartuar renditjet. Për sa i përket strukturave akomoduese, Italia kryeson listën me numrin më të madh të strukturave të vlerësuara në vitin 2022 (162,272), ndjekur nga Spanja (93,130), Franca (89,186), Kroacia (58,630), Gjermania (69,702), Rusia (59,661) , Mbretëria e Bashkuar (53,623), Brazili (46,928), Shtetet e Bashkuara (43,417) dhe Australia (18,663) të cilat plotësojnë dhjetëshen e parë.

(Kosova Sot Online)