Prishtinasi ia sheh sherrin ndarjes nga e dashura, në telefon nisin t’i vijnë shumë mesazhe

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 10:06
Prishtinasi ia sheh sherrin ndarjes nga e dashura, në telefon nisin t’i vijnë shumë mesazhe

Një rast i “kanosjes” është raportuar para dy ditësh në Policinë e Kosovës.

Këta të fundit, kanë thënë se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas ndarjes nga e dyshuara me të cilën kanë bashkëjetuar, në vazhdimësi është duke pranuar mesazhe kërcënuese.

Viktima e këtij rasti ka thënë se kërcënimet po i merr nga numra të ndryshëm të telefonave.

Nuk raportohet për të arrestuar në lidhje me rastin.

(Kosova Sot Online)