Rreth 200 pacientë po trajtohen për Covid-19 në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 11:12
Rreth 200 pacientë po trajtohen për Covid-19 në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 179 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Prej tyre 177 janë të konfirmuar pozitiv me virus ndërsa 2 pacientë janë negativ.

Me oksigjeno-terapi janë 119  pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 5 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në  ShSKUK po trajtohen 179 pacientë  nga Covid-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universistar të Kosovës po trajtohen 179 pacientë  nga Covid-19. Prej tyre 177 janë  të konfirmuar me Covid-19 dhe  2 pacientë të negativizuar nga Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 119  pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 5 pacientë,

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 71  pacientë

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 5  pacientë

Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë 

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8  pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 17  pacientë

(Kosova Sot Online)