Policia arreston personin që në Tik Tok postoi video duke gjuajtur me armë

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 11:52
Policia arreston personin që në Tik Tok postoi video duke gjuajtur me armë

Policia në Prizren ka arritur të identifikojë të dyshuarin, pasi që ka pranuar informatë me foto si dhe video xhirimet, ku i dyshuari i ka publikuar në Tik Tok, momentin kur i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng.

“I dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, duke i rrezikuar edhe të tjerët që kanë qenë në këtë aheng familjar. Informacioni ishte publikuar në rrjete sociale, hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe t’i sekuestrojnë armën si: Pistoletë (me gaze), Carl Walther Arnsberg, Nr serik: B17426860G”, njoftoi PK.

I dyshuari E.H. u arrestua dhe rasti po hetohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)