Protestuesit mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, nis protesta

  • G.G /
  • 29 January 2022 - 14:08
Protestuesit mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, nis protesta

Ka filluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Albin mashtruesi”, “Ndryshimi i madh veç në faturë të rrymës”, “Krejt dhe shtrenjtë” janë disa nga parullat në protestë.

Qytetarët kanë filluar që të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, teksa pritet që t’i drejtohen objektit të Qeverisë së Kosovës.

PSD-ja ka organizuar sot një protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike sipas propozimit të ZRRE-së.

(Kosova Sot Online)