Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, shpërndahen protestuesit

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 15:26
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, shpërndahen protestuesit

Ka përfunduar protesta e PSD-së ndaj Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Protestuesit janë shpërndarë të qetë, teksa edhe protesta në përgjithësi ka qenë e qetë.

Në tubim është vërejtur një numër jo i vogël i qytetarëve, teksa aty ka pasur edhe figura politike nga opozita, PDK e AAK.

Përplasje të lehta ka pasur kur anëtarë të PSD-së kërkuan që të afrohen tek shkallët e Qeverisë, mirëpo që këtë nuk e lejoi policia.

Sidoqoftë, pas insistimit të protestuesve, policia u kthye prapa dhe krerët e PSD-së u lejuan të mbajnë fjalim.

(Kosova Sot Online)