Temperatura minus, ditë me diell: Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 16:21
Temperatura minus, ditë me diell: Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të -4 deri në -3 gradë celsius teksa ato maksimale 4-3 gradë celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)