Kjo është 15 vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Prishtinë

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 13:55
 Kjo është 15 vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Prishtinë

15 vjeçarja me emrin Eriona është kosovarja që dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën ‘’Muharrem Fejza’’ në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Polcia e Kosovës.për një njoftimi për media.

‘’Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar viktimën për në QKUK. Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin’’, ka konfirmuar policia.


(Kosova Sot Online)