Gruaja nga Gjakova shkon për t’u barazuar për pagën në lokalin ku punoi, sulmohet nga pronarët

  • E.K /
  • 31 January 2022 - 09:33
Gruaja nga Gjakova shkon për t’u barazuar për pagën në lokalin ku punoi, sulmohet nga pronarët

Një grua nga Gjakova është sulmuar fizikisht nga pronarët e lokalit ku kishte punuar, pasi kishte shkuar për t’u barazuar për pagën.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima ka pësuar lëndime trupore e po ashtu i është dëmtuar telefoni.

Vëllai i viktimës në shenjë revolte i ka kanosur të dyshuarit.

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe vëllain e viktimës, ndërkaq pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërkaq vëllai i viktimës është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 30.01.2022 – 15:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dy prej tyre kanë sulmuar fizikisht, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar në lokalin ku ka punuar, për tu barazuar me pagën, njëri nga të dyshuarit (vëllai i viktimës) i cili në shenjë revole për të motrën ka kanosur të dyshuarit. Viktima ka pësuar lëndime të lehta si dhe i është dëmtuar telefoni. Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa vëllai i viktimës është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia./

(Kosova Sot Online)