Lexoni edhe:
Lufta kundër krimit duhet të ashpërsohet dhe të thellohet!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Në një ballafaqim me realitetin e trisht të sorollatjes së papërgjegjshme nga gjyqtarët dhe prokurorët e inkriminuar, ka reaguar avokati Arianit Koci, i cili plotësisht me të drejtë e ka ngritur këtë shqetësim mjaft serioz se si prokurorët dhe gjyqtarët e tillë shpërfillin komplet orarin e rregullt të punës dhe përkundër kohës së punës ,që fillon në ora 8, të mëngjesit, ata nuk dalin në zyrë deri pas orës 9-të.
-Kështu dita ditës po vazhdon të zbardhet me fakte dhe argumente të fuqishme mos puna dhe papërgjegjësia totale më të cilën po sillen prokurorët dhe gjyqtarët në sistemin e (pa)drejtësisë së Kosovës, pavarësisht pagave të majme dhe më të lartat në rajon që atyre ua ka siguruar Qeveria e Kosovës.
Lufta kundër krimit duhet të ashpërsohet dhe të thellohet! Lexoni edhe:
Dhe nga përvoja e tij e hidhur me zyrtarët nga këto dy fusha të sistemit të drejtësisë, avokati Koci ka thënë se prokurorët dhe gjyqtarët e tillë, i kanë pagat më të mëdha në rajon, të cilët megjithëse marrin nga 1 mijë e 500, deri në 3 mijë euro, përkundër kësaj, disa prej tyre madje edhe nuk punojnë asgjë!
E në njërën prej gjykatave në Kosovë, ka thirr vet avokati personalisht në orën 8.55. duke ka kërkuar me mirësjellje nga zyrtari përgjegjës për telefonata, që ta lidhë me zyrën e gjyqtarit, por nga ana tjetër e telefonit, ai merr përgjigjen epike: “Avokat, gjyqtari nuk e fillon punën para orës 9”!. Thërras në prokurori, thotë z.Koci dhe përgjigja është e ngjashme, megjithëse orari i punës është prej orës 8.00! Me performansën dhe rrogat që i kanë, disa gjyqtarë dhe prokurorë, ata paguhen tepër shumë, shprehet i dëshpëruar edhe vet avokati. Përndryshe, pagat e tyre janë nga më të mëdhatë në regjion: e përveç rreth 1.500 deri në 3.000 euro të rrogës, me honorare e mëditje, disa marrin edhe më shumë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".