VV bën propozime të reja: Kush harxhon deri në 800 kWh të mos ketë rritje të çmimit të rrymës

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 16:29
VV bën propozime të reja: Kush harxhon deri në 800 kWh të mos ketë rritje të çmimit të rrymës

Shefja e GP-së së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me anë të një konference për media ka bërë publike propozimet e kësaj partie në Zyrën e Rregullatorit për Energji.

Kusari-Lila ka theksuar se qëllimi i propozimeve është mbrojtja e interesit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike.

Sipas saj, sektori energjetik është përballë me kriza si rrjedhojë e vendimeve të gabuara.

Gjithashtu njofton se VV ka propozuar një strukturë të re tarifore, e ndarë në tri blloqe.

“Faktor është edhe kriza globale, rekomandimet tona për ZRRE janë bazuar në ndarjen sa më të përgjegjshme të krijuara nga kjo krizë. Brenda propozimit tonë, ne i rujamë familjet me gjendje të rënduar ekonomike, familjet dhe amvisërite me të hyra mesatare, stimulojmë kursimin e energjisë elektrike tek shpenzuesit e mëdhenj. Grupi Parlamentar i VV-së, propozon një strukturë të re tarifore si në vijim: Blloku i parë tarifor deri 800 KË për orë, i cili mbulohet nga prodhimi i KEK-ut të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ky bllok tarifor përbën 63% të amvisërive në Republikën e Kosovës. Blloku i dytë tarifor 800 kWh për orë deri në 1 mijë kWh për orë të ketë rritje e cila do të përcaktohet në bazë të subvencionit të qeverisë dhe vendimit të ZRRE-së dhe përfshinë 23% të amvisërisë. Blloku i tretë, përfshinë kategorinë e konsumatorëve mbi 1 400 kWh për orë”, njofton Kusari-Lila.

Tutje, ajo tha se me propozimin e tyre për ZRRE kemi marrë parasysh kalimin e krizës aktuale dhe korrigjimin e gabimeve që e kanë sjellë ketë krizë

“Duke qenë të vetëdijshëm me situatën e problemit energjetik me të cilin po përballen të gjitha shtetet e Evropës si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, me të cilin pashmangshëm është ballafaquar edhe Republika jonë, kemi pasur një angazhim dhe proces konsultativ  gjithëpërfshirës dhe kemi ardhë me rekomandimet për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për adresimin e gjendjes së jashtëzkaonshme për furnizimin me energji elektrike. Qëllimi i propozimeve është mbrojtja e interesit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike. Me propozimin tonë për ZRRE kemi marrë parasysh kalimin e krizës aktuale dhe korrigjimin e gabimeve që e kanë sjellë ketë krizë”, është shprehur ndër të tjera Kusari-Lila.

(Kosova Sot Online)