E akuzuan për izolim ndërkombëtar, Osmani i quan “recidivistë të pushtetit” kritikuesit

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 20:29
E akuzuan për izolim ndërkombëtar, Osmani i quan “recidivistë të pushtetit” kritikuesit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në Facebook për ata që e kritikuan pas publikimit të shpenzimeve vjetore të presidencës. Numrat e shpenzimeve që ishin shumë më të ulëta se sa të Presidentëve paraprak. Mirëpo pati kritika që ceknin mungesën e udhëtimeve ndërkombëtare si arsye për mungesë të shpenzimeve.

Osmani i ka quajtur “recidivistë të pushtetit” personat që e kritikuan duke shtuar se e “vetmja gjë që ajo ka izoluar ka qenë dëmi i madh” që sipas saj është shkaktuar nga pushtetet paraprake.

Keqpërdoruesit recidivistë të pushtetit, paskan tentuar dje të ndërtojnë narrativën se shpenzimet shumëfish më të vogla të kabinetit tim qenkan për shkak të “izolimit ndërkombëtar”. Përderisa për këdo që pa paragjykime ka përcjellur aktivitetin tim për promovimin ndërkombëtar të shtetit tonë nuk kam nevojë ta jap këtë spjegim, dua t’i them keqpërdoruesve recidivistë që e vetmja gjë që kam izoluar është dëmi i madh ndaj vendit për të cilin duhet t’u “falënderohemi” pushteteve paraprake”, shkruan ajo.

Ajo tutje thotë se nuk është është standardi i pushteteve të kaluara me të cilat matet dhe shton se do të ketë transparencë të vazhdueshme në shpenzime zyrtare. Osmani poston edhe një foot ku shihet në takime ndërkombtare e të cilën ajo e përdor si provë ndaj “recidivistëve”.  

(Kosova Sot Online)