13 gra shtatzëna po trajtohen për Covid-19 në Klinikën Gjinekologjike

  • E.K /
  • 01 February 2022 - 12:05
13 gra shtatzëna po trajtohen për Covid-19 në Klinikën Gjinekologjike

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 13 gra shtatzëna janë duke u trajtuar për Covid-19 në Klinikën e Gjinekologjisë.

Në njoftim thuhet se, nga raportimet e klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme të datës 1 shkurt 2022 rezulton se të shtrirë nga Covid-19 janë 216 pacientë.

215 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 1 pacient i negativizuar.

Më tej, në  njoftim thuhet se 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë. 

(Kosova Sot Online)