Ushtarët ukrainas ushtrojnë me armën britanike anti-tank

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 12:24
Ushtarët ukrainas ushtrojnë me armën britanike anti-tank

Trupave të para ukrainase u është dhënë trajnimi për përdorimin e gjeneratës së re të armës anti-tank, të dhuruar nga Britania e Madhe për ta fuqizuar mbrojtjen e Ukrainës në kohën kur Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa afër kufirit me këtë shtet.

Rreth 40 ushtarë morën pjesë në kursin 5-ditor, para se të shpërndaheshin në njësi në mbarë vendin për t’i trajnuar të tjerët, shkruan Free Europe.

“Këto armë mund të shkatërrojnë tërësisht cilindo automjet të blinduar, qoftë në tokë apo në ajër”, tha një ushtar ukrainas.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, të premten nuk e përjashtoi luftën e hapur me Rusinë, por i akuzoi Uashingtonin dhe mediet për nxitjen e panikut, që e ka rënduar ekonominë përderisa nuk ka “tanke në rrugë”, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Ai foli pasi homologu i tij rus, Vladimir Putin, tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk i kanë adresuar kërkesat kryesore të Kremlinit për sigurinë, por se Moska është e gatshme t’i vazhdojë bisedimet.


(Kosova Sot Online)