Po prisni për termin në Ambasadën Gjermane, shihni njoftimin e fundit

  • G.G /
  • 01 February 2022 - 16:17
Po prisni për termin në Ambasadën Gjermane, shihni njoftimin e fundit

Ambasada Gjermane në Kosovë ka hapur listën e regjistrimeve për termine për periudhën mars deri në fillim të muajit prill.

Siç thuhet në faqen e ambasadës, lista do të mbetet e hapur deri më 15.02.2022 në orën 14:00.

Kujtojmë se dhënia e termineve ka ndryshuar duke filluar nga data 01.12.2021, kjo për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, “e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit”, kishte njoftuar ambasada.

https://service2.diplo.de/rktermin/extern/choose_realmList.do?locationCode=pris&request_locale=de&fbclid=IwAR2zqq3fxzyvCf0e2lEdBodggwOPrU26DmUqoyHWLAaCCHY-dndSVXu8zqg

(Kosova Sot Online)