Molliqaj ishte dje në zyrë, policia nuk e arrestoi aty

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 20:53
Molliqaj ishte dje në zyrë, policia nuk e arrestoi aty

Policia e Kosovës para pak minutave ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj, në oborrin. Molliqaj ishte në kërkim nga dita e shtunë kur u mbajt protesta e PSD-së, por arrestimi u bë sot, përkundër që Molliqaj ishte paraqitur drejtpërdrejt në zyrat e PSD-së.

PSD kishte paralajmëruar konferencë për media me 30.01, e cila do të mbahej të nesërmen me 31.02.

Molliqaj ishte paraqitur në konferencë për media që PSD-ja e kishte njoftuar një ditë më parë, e madje edhe mediat ishin prezentë. Por, Policia e Kosovës nuk e arrestoi aty.

Ditën e diel, policia e kërkoi Molliqajn në zyrën, e pastaj në banesën e tij, por arrestimi nuk u bë për shkak se Molliqaj nuk ishte në asnjërin lokacion.

Ndërkohë që Frashër Krasniqi i PSD-së u shpreh i bindur në Pressing se arrestimi i Molliqajt është arrestim politik.

“Molliqaj ka qenë në shtëpi gjatë kohës sa Policia e Kosovës e kërkonte, madje pasditen e protestës kemi qenë bashkë në banesën e Molliqajt”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)