Lexoni edhe:
Përleshje masive mes klientëve në restorant për biftekun e fundit
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset javën e kaluar kishte bërë të qartë se nesër, e mërkurë, më 2 shkurt, do të ndodhin hapat e ardhshëm lehtësues në lidhje me koronavirusin.
Ndërkohë, planet e pritshme të lehtësimit kanë “rrjedhur” jashtë dhe janë pjesërisht, në duar të mediave zvicerane.
Përleshje masive mes klientëve në restorant për biftekun e funditLexoni edhe:
Sipas gazetave Blick dhe Tagesanzeiger, Berset propozon që Këshilli Federal të paraqesë dy variante të zbutjes, për konsultim me kantonet.
Varianti i parë parashikon heqjen e shkallëzuar të masave të mbetura, ndërsa sipas variantit të dytë, të gjitha masat duhet të hiqen menjëherë, transmeton albinfo.ch. Kështu, kantoneve u jepen dy javë kohë për të menduar për planet përkatëse dhe Këshilli Federal do të marrë vendimin e radhës më 16 shkurt.
Në gazetën “Tages Anzeiger” thuhet: “Të shtruara për debat janë masat si më poshtë: heqja e detyrimit për të treguar certifikatën, heqja e kufizimeve në takimet private dhe në ngjarjet e mëdha dhe heqja e detyrimit për të mbajtur maskën.
Në rastin e detyrimit për maskë, është e pritshme të ketë një qasje hap pas hapi, ashtu që ky detyrim të ruhet ende për transportin publik dhe dyqanet”, përcjell albinfo.ch. Në variantin e dytë, edhe detyrimi për maskë gjithashtu do të hiqej plotësisht.
(Kosova Sot Online)