Përplaset nga makina, këmbësori humb jetën

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 09:32
Përplaset nga makina, këmbësori humb jetën

Një person ka humbur jetën në Fier, si pasojë e përplasjes nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku një automjet tip “Benz” me drejtues një 23 vjeçar ka aksidentuar një shtetas, i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.

Si pasojë e përplasjes i aksidentuari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier, ndërsa në pranga ka rënë drejtuesi  i makinës shtetasi me iniciale A.M..

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë.

Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier. Po punohet për identifikimin e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)