Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë, Lajçak: Çfarëdo vendimi që merret do të ketë impakt në dialog

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 10:43
Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë, Lajçak: Çfarëdo vendimi që merret do të ketë impakt në dialog

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, tha se mbajtja ose jo e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë do të kenë impakt në dialogun mes dy shteteve.

Lajcak në konferencë për media u shpreh se njerëzit në parim kanë të drejtën e tyre të votojnë.

“Sa i përket zgjedhjeve ne kemi pasur diskutim për këtë, kjo s’është pjesë e dialogut por s’ka dyshim se çfarëdo vendimi që merret për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi do të kenë impakt në dialog. Në parim njerëzit kanë të drejtë të votojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”, tha ai para gazetarëve.

Lajçak tha se nëse liderët e Kosovës dhe Serbisë pajtohen për mbajtjen e zgjedhjeve, BE-ja është e gatshme të ndihmojë.

“Ne kemi folur për praktikën ekzistuese të vendosur ndërkombëtare prandaj është e rëndësishme që ne s’po themi që ka marrëveshje të tilla që praktikohen diku tjetër ne kemi folur për modelet ekzistuese por ka nevojë për të gjetur modalitete të marrëveshjes dhe kjo është për liderët e Kosovës dhe Serbisë, kurse ne ndërkombëtarët janë të gatshëm të ndihmojmë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)