Serbia ia pasivizon adresën e banimit, arsyeja: Punon për Kosovën dhe është e martuar me kosovar

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 13:10
Serbia ia pasivizon adresën e banimit, arsyeja: Punon për Kosovën dhe është e martuar me kosovar

Edhe Teuta Fazliu u be viktime e radhës pasi i’u pasivizua adresa e banimit në Komunën e Bujanocit këtë informacion ajo e kishte marr nga një letër që shkruante edhe arsyen se punonte në Qeverinë e Kosovës dhe është e martuar me Kosovar.

Rasti i njejtë si Haxhiut deri me tani në Këshillin Kombëtar Shqiptarë janë paraqitur rastet e rreth 6,000 qytetarëve të tri komunave – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – të cilëve u janë pasivizuar adresat.

Shkrimi i saj i plotë:

Edhe unë VlKTlMA e rradhës për pasivizimin e adresës në komunën e Bujanocit (Serbi) !
Postieri solli një letër që vinte nga SUP-i (policia) e Bujanocit, ku në të shkruan ” pas informatave operative nga tereni Teuta Fazliut i pasivizohet adresa e banimit me arsyetimin se punon në Qeverin e Kosovës dhe është e martuar me kosovar ”

Policia e komunës nuk ka të drejtën ligjore në pasivizimin e adresave pa pasur urdhër nga gjykata komunale për thirrje nga gjykata për ndonjë denim, mos pagesa të taksave ndaj shtetit, etj, në shtëpin time asnjiher nuk ka pasur ndonjë police paraprakisht nga SUP-i në me urdhër të gjykatës për verifikim të banimit në adresën time !

Tash e një kohë të gjatë jemi dëshmitar që adresat kanë filluar ti pasivizohen për shqiptarët e Medvegjës, tani kur atje u boshatis thuajse plotësisht, procesi po vazhdon në Bujanoc e Preshevë, ky është një diskriminim etnik ndaj shqiptarve të Luginës !

Pas pasivizimit të adresës, në momentin e skadimit të dokumentave ti më nuk ke të drejtê aplikimi dhe humb të drejtën e votimit, letërnjoftimit, patent shoferit, librezën e shëndetit, pasaportën, etj edhe pse ti je e lindur e rritur e shkolluar në atë vend.

Në asnjë vend në botë nuk ndodhe një veprim i till institucional. Serbia ka garantuar në mos shkeljen e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut !

Politikanët shqiptar të Luginës së Preshevës, Prishtinës dhe Tiranës duhet të merren më seriozisht me pasivizimin e adresave sepse nëse vazhdohet me këtë avaz do të vije dita që nuk do të kemi më shqiptar në këto troje!

Kujtojme se më 16 dhjetor të këtij viti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka vizituar Komunën e Preshevës, ku me udhëheqësit atje kanë diskutuar për, siç është thënë, nevojën e “sensibilizimit të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me pasivizimin e vendbanimeve dhe adresave të shqiptarëve në Serbi”.

Në nëntor të vitit të kaluar, ish-kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Gent Cakaj, kanë kërkuar nga Serbia që të ndalë, siç është thënë, fshirjen e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat e Luginës së Preshevës.

Përmes një deklarate të përbashkët, ata kanë thënë se ky veprim, sipas tyre, i qëllimshëm, ka për synim krijimin “jo vetëm të një pasqyre krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”.

(Kosova Sot Online)