Rama takon më 15 shkurt Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

  • G.G /
  • 02 February 2022 - 13:23
Rama takon më 15 shkurt Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Kryeministri Edi Rama do të takohet më 15 shkurt në SHBA me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e ABC Erneta Shevroja se Rama do të udhëtojë drejt SHBA  më datë 13 shkurt me rastin e nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të sigurimit të OKB.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

(Kosova Sot Online)