Këtyre moshave u takojnë 6 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 15:47
Këtyre moshave u takojnë 6 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

6 viktima janë regjistruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Dy viktima, një burrë dhe një grua të moshës 50-59 vjeçare nga komuna e Gjilanit dhe Vitisë janë viktima të COVID-19 gjatë kësaj kohe.

Një viktimë është e moshës 60-69 vjeçare dhe është nga komuna e Prishtinës, dy viktima janë të moshës 70-79 vjeçare dhe janë nga komuna e Pejës dhe Fushë Kosovës, ndërsa një viktimë është mbi moshën 80 vjeçare dhe është nga komuna e Pejës.

(Kosova Sot Online)