Gjermania bllokon transmetimin e kanalit shtetëror propagandues rus

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 20:21
Gjermania bllokon transmetimin e kanalit shtetëror propagandues rus

Rregullatori për transmetim në Gjermani, ka thënë të mërkurën se ka ndaluar transmetimin e kanalit në gjuhën gjermane të televizionit shtetëror rus, RT.

Moska, në anën tjetër, është zotuar se do të hakmerret.

Transmetimi i kanalit “RT DE” është ndaluar sepse nuk ka licencë të mjaftueshme për transmetim”, është thënë në deklaratën e rregullatorit.

“Ky hap nuk ka lë zgjidhje tjetër veçse të nisim zbatimin e masave hakmarrëse kundër mediave gjermane të akredituara në Rusi”, ka thënë ministria e Jashtme ruse përmes një deklarat.

Megjithatë, kanali vazhdon të jetë i qasshëm në internet dhe përmes aplikacioneve në telefona mobilë.

Kanali rus ka thënë se transmeton nga Moska dhe ka licencë serbe për transmetim, çka i jep të drejtë për të transmetuar në Gjermani, bazuar në ligjin evropian.

Rregullatori gjerman ka thënë se kanali e ka bazën në Berlin dhe nuk ka “leje legjitime nën ligjin evropian”.

RT DE ka thënë se do të apelojë vendimin në gjykatë.

(Kosova Sot Online)