Aktivisti lirohet nga paraburgimi

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 23:00
Aktivisti lirohet nga paraburgimi

Aktivisti i PSD-së, Adem Megjuani, është liruar nga paraburgimi.

Megjuani u arrestua të martën, pasi që të shtunën e kaluar në protestën para Qeverisë, dyshohet se goditi në kokë një zyrtar policor.

Ai thotë se u mbajt në paraburgim për 48 orë pasi mund ta përsëriste veprën prapë.

“Pse ndodhi që ballafaqimi im dhe i Dardanit të ndodh 3 ditë prapa, ftesa zyrtare imja ka ardh më 31 janar, dy ditë pas protestës. Pse nuk na kanë arrestu atë ditë, ata e kanë prit momentin e caktum politik për me bë këtë”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)