Një shqiptar në Belgjikë gjendet i vdekur

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 23:10
Një shqiptar në Belgjikë gjendet i vdekur

Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në qendër të qytetit Roeselare, në Belgjikë.

Personi i vdekur është shtetasi K.T., ndërsa rrethanat në të cilat ai ka vdekur janë të paqarta.

Mediat belge raportojnë se trupi i pajetë i 38-vjeçarit është gjetur në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit.

Sipas mediave belge, fqinjët kanë dëgjuar një zhurmë gjatë natës, por pa e specifikuar atë, disa banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit rreth orës 05:00 të së mërkurës.

“Viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kohës”, ka thënë për mediat belge një prej hetuesve.

“Kjo është një ngjarje e dyshimtë dhe ende nuk mund të dalim në një konkluzion final”, ka shtuar ai.


(Kosova Sot Online)