Numër i madh i qenve para shkollës fillore në Runik të Skënderajt

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 09:00
Numër i madh i qenve para shkollës fillore në Runik të Skënderajt

Një banor i Komunës së Skënderajt ka publikuar një video ku shihen numër i madh i qenve para shkollës fillore në fshatin Runik të kësaj komune.

Në videon e publikuar, qentë shihen pikërisht para derës së oborrit të kësaj shkolle.

“Sillu botës rreth e rreth, nuk ke me pa kesi fenomeni kurr e për jetë. Dhjetra Qen endacak, në derë të shkollës fillore në Runik, në këtë kohë të ftohtë ku jan shumë me të ashpër Qentë, jo vetëm frikë, po rrezim për jetën e fëmijëve e besa edhe të rriturve”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)