“Pse më tejkalove” – vozitësi i “Golf” del dhe e bën “llom” shoferin tjetër

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 10:41
“Pse më tejkalove” – vozitësi i “Golf” del dhe e bën “llom” shoferin tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë, ku një parakalim i gabuar ka bërë që dy persona të konfliktohen me njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i një automjet tip “Volkswagen” ka goditur me grushte një 60-vjeçar dhe është larguar. 60-vjeçari e ka kallëzuar në polici, ndërsa autori është në kërkim.

“Më datë 01.02.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Rrogozhinë, se në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pas një konflikti të çastit, me pretendim për parakalim të gabuar të automjetit, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen”, e ka goditur me grushta dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Volkswagen”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)