Gruaja e çon burrin të blejë pulë, ai vjen me 100 mijë dollarë në xhep

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 10:56
Gruaja e çon burrin të blejë pulë, ai vjen me 100 mijë dollarë në xhep

Një burrë nga Maryland, të cilin gruaja e dërgoi në dyqan për të blerë pulë, u kthye në shtëpi me një biletë lotarie me vlerë 100,000 dollarë.

52-vjeçari i tha zyrtarëve të Lotarisë në Maryland se gruaja e kishte dërguar në dyqan për të blerë pulë.

“Gruaja ime më dërgoi për të marrë pulë për darkë,” tha burri.

Ndërsa ishte në dyqan, ai u ndal në makinën shitëse të lotarisë për të blerë bileta Mega Millions me vlerë 10 dollarë dhe një biletë gërvishtëse.

Burri tha se e gërvishti biletën, një lojë Monopoly X50, pas darkës. Ai tha se fillimisht e kishte lexuar gabim çmimin.

“Mendova, të paktën fitova 10 dollarë dhe do t’i rimarr paratë e mia që harxhova për t’i blerë biletat,” kujton ai.

52-vjeçari shpejt kuptoi se çmimi ishte në të vërtetë 100,000 dollarë.

Çifti tha se me fitimin e lotarisë kanë planifikuar një pushim familjar, shlyerjen e një borxhi, përmirësimin e shtëpisë dhe ndoshta blerjen e një televizori të ri.

(Kosova Sot Online)