Prizren: Ia vë flakën shtëpisë së tij, arrestohet nga Policia

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 11:06
Prizren: Ia vë flakën shtëpisë së tij, arrestohet nga Policia

Një person nga Prizreni është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se i njëjti ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari ka çrregullime mendore.

Në raportin 24 orësh të Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur të enjten pas mesnatës.

Policia ka thënë se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se zjarri është shuar nga zjarrfikësit.

(Kosova Sot Online)