AKP ndërhyn me Polici në zyrat e “Agro Kosova Holding”, ka të arrestuar

  • G.G /
  • 03 February 2022 - 13:31
AKP ndërhyn me Polici në zyrat e “Agro Kosova Holding”, ka të arrestuar

Agjencia Kosovare e Privatizimit me Policinë e Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

Kjo për t’i larguar ata nga objekti ku operojnë.

Kurse, nga ndërmarrja AgroKosova Holding kanë kundërshtuar ta lirojnë objektin, me ç’rast ka pasur përplasje mes policisë dhe zyrtarëve të ndërmarrjes.

Policia ka kërkuar që zyrat të lirohen, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga zyrtarët e ndërmarrjes.

Pronari dhe avokati i kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar bazën ligjore të AKP-së për këtë veprim por nga AKP kanë thënë se “duhet të lëshoni sallën”.

“Do të përballeni me ligjin”, tha avokatja e AgroKosova Holding.

Në këtë aksion ka edhe të arrestuar. 

(Kosova Sot Online)