Vendimi për shkarkimin u shty, reagon Meta: Brenda 48 orëve u dorëzoj përgjigjet edhe për qytetarët

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 14:35
Vendimi për shkarkimin u shty, reagon Meta: Brenda 48 orëve u dorëzoj përgjigjet edhe për qytetarët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shtyu në 7 shkurt dhënien e vendimit për shkarkimin ose jo të tij. Në një postim në rrjetet socisale kreu i shtetit ka falenderuar këshilltarët e tij.

Meta thekson se është njohur me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe brenda 48 orëve jo vetëm që do t’ua dorëzojë, por do ua lexojë edhe qytetarëve.

“Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues.

Pasi u njoha me 72 pyetjet e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, shkruan Meta.

(Kosova Sot Online)