5 të vdekur dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 15:17
5 të vdekur dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 5  viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 110 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

 1.786.709 doza të vaksinës.

 Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

 Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768.

 Në total numri i rasteve aktive është 30.871.

 Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)