Mitrovicasi e ndalon vajzën nga shkolla dhe ushtron dhunë ndaj saj

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 10:13
Mitrovicasi e ndalon vajzën nga shkolla dhe ushtron dhunë ndaj saj

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili e ka ndalur vajzën nga shkolla dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është hapur rasti “Dhunë në familje”.

“Dhunë në familje – Mitrovicë 03.02.2022 – 10:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti edhe kishte ndaluar nga vijimi i shkollimit vajzën e tij. Ankuesja është dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)