Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 14:19
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me urdhër të Gjykatës Themelore, ka shpallur në kërkim një person të dënuar për blerje, posedim, shpërndarje apo shitje të paautorizuar të narkotikëve. Për gjetjen e tij po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.

Në kërkesën e policisë bëhet e ditur se i dënuari Elton Arifaj është 36-vjeçar.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është: ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë”, ka bërë të ditur policia.

Arifaj po kërkohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”.

“I dënuari është i kërkuar për veprën penale: 1- (një) rast për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”. I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Prishtinë. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)