Vdes shoferi pasi kamioni u rrokullis në autostradën “Arbën Xhaferi”

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 20:11
Vdes shoferi pasi kamioni u rrokullis në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, pasi kamioni të cilin po e voziste u rrokullis.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:40 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.

Policia, prokurori dhe njësi të tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)