Shpëtuesit afër shpëtimit të 5-vjeçarit të ngujuar pesë ditë në bunar

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 09:38
Shpëtuesit afër shpëtimit të 5-vjeçarit të ngujuar pesë ditë në bunar

Ekipet e shpëtimit të shtunën iu afruan edhe më shumë shpëtimit të një djali 5-vjeçar, i cili ka mbetur pesë ditë i ngujuar në një bunar në veri të Marokut.

Fëmija i identifikuar me emrin Rayan ra të martën në një pus të thellë 32 metra në Chefchaouen. Pusi është vetëm 45 centimetra i gjerë në pjesën e sipërme dhe edhe më i ngushtë në thellësi, prandaj të rriturit nuk mund të futen për ta nxjerrë fëmijën.

Prandaj, ekipet e shpëtimit kanë larguar shumë dhe paralelisht me bunarin. Të shtunën në mëngjes, ata po e largonin dheun horizontalisht në drejtim të pusit dhe po vendosnin gypa PVC për t’u mbrojtur nga shembja e dheut dhe për ta nxjerrë fëmijën, shkruan Reuters.

“Ky hap i dytë i shpëtimit është rreth përfundimit. Po garojmë që ta marrim Rayan-in dhe largimi i dheut po shkon siç është planifikuar”, tha udhëheqësi i ekipit të shpëtimit, Abdelhadi Tamrani”, të shtunën për televizionin shtetëror.

Një medium tjetër shtetëror citoi një anëtar të ekipit të shpëtimit të ketë thënë se fëmija është ende gjallë.

Sidoqoftë, një dëshmitar i tha agjencisë “Reuters” se largimi i dheut horizontalisht është vonuar nga gurët, të cilët e kanë ndërlikuar punën me dorë.

(Kosova Sot Online)