Bleu 13 litra benzinë, si u vetëvra i riu duke i vënë zjarrin makinës

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 09:54
Bleu 13 litra benzinë, si u vetëvra i riu duke i vënë zjarrin makinës

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Kërrabë, ku një i ri u gjet i djegur në një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën e vjetër të Kërrabës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen se një makinë po digjej.

Kur kjo e fundit bashkë me zjarrfikësen mbërritën në vendngjarje, konstatuan se në pjesën e pasme të mjetit ishte i shtrirë një person, i cili ishte shkrumbuar plotësisht. Kjo alarmoi policinë duke menduar se mund të kishim një ngjarje kriminale. Në vendngjarje mbërriti drejtori i policisë se Elbasanit, Ardian Çipa dhe drejtori i policisë Kriminale te Policisë së Shtetit.

Bezat konfirmon se nga verifikimet në teren rezultoi se dera e shoferit dhe dera e pasagjerit ishin të hapura çka e orientoi policinë drejt pistës së vetvrasjes. Po ashtu mësohet se janë këqyrur kamerat e sigurisë në terren nga ku rezultoi se Armand Mici vetëm pak minuta para ngjarjes kishte blerë ne një karburant 13 litra benzinë duke i thënë punonjësit se makina e tij nuk kishte me karburant.

Nga verifikimi i targës së makinës policia identifikoi viktimën dhe mori në pyetje familjaret e tij te cilet treguan se prej 20 ditesh 32-vjecari kishte shfaqur shenja depresioni dhe qëndronte i mbyllur në vetvete.

(Kosova Sot Online)